Arrestohen dy hajdutë nga Gostivari

by admin
Spread the love




Më 18.09.2022, në ora 16:30 dhe në ora 18:15, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria E.A.(26) dhe E.F.(21) nga Dobërdolli i Gostivarit.

Ata dyshohet se kanë kryer një vjedhje të rëndë më datë 16.09.2022 në hapësirat ndihmëse të shtëpisë së një 41-vjeçare, banues i të njëjtit fshat, nga e cila kanë marrë disa sende.

Sendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa ndaj dy të dyshuarve do të vijojnë kallëzim përkatëse.


You may also like