Arrestohen 5 vajza iraniane pasi kërcyen këngën e Selena Gomez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pesë vajza adoleshente janë arrestuar në Iran pasi kërcyen këngën e Selena Gomez pa shami.

Republika Islamike zbaton ligje strikte në lidhje me vallëzimin dhe format e tjera të argëtimit publik, veçanërisht për femrat.

Një video e shkurtër tregon adoleshentet e veshur me veshje perëndimore duke kërcyer me ‘Calm Doen’, një remix i hitit Afrobeats nga këngëtarja nigeriane Rema dhe ylli i popit Gomez.

Kjo video u filmua në qytetin Ekbatan në Teheranin perëndimor dhe përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars dhe është përshkruar si një akt sfide kundër regjimit iranian.

Gomez ka shpërndarë videon dhe lajmin e ndalimit të tyre në faqen e saj në Instagram.

“Për këto vajza të reja dhe të gjitha gratë e Iranit që vazhdojnë të jenë të guximshme duke kërkuar ndryshime thelbësore, ju lutemi ta dini se forca juaj është frymëzuese”, ka shkruar Selena Gomez.

Pasi video u bë virale, një llogari në Twitter e quajtur Shahrak-e Ekbatan tregoi se instruktorja e vallëzimit të vajzave, me emrin Mitra, ishte marrë në pyetje.

Llogaria raportoi gjithashtu se vajzave u ishte lëshuar një paralajmërim mbi videon dhe më pas ishin arrestuar.

Protestat masive janë parë në vend në gjashtë muajt e fundit, që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, një kurde iraniane 22-vjeçare, e cila ishte arrestuar për një shkelje të dyshuar të kodit të veshjes për gratë.

Dhuna që pasoi mori jetën e qindra njerëzve, duke përfshirë dhjetëra personel sigurie dhe u arrestuan mijëra të tjerë.


Top Channel

You may also like