Arrestimi i Shemit të “Ilirëve” në Sunny Hill, deklarohet Policia – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës është deklaruar rreth arrestimit të Shemsi Krasniqi, pjesë e Grupit “Ilirët”, i cili mbrëmë tha se u arrestua nga Policia, vetëm pse donte ta këndonte në Suny Hill këngën për Adem Jasharin, raporton Botapress.info

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka thënë se ai është ndaluar pasi kishte hipur në binë pa autorizim dhe policia i ka kërkuar të largohet por ai nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas e kanë arrestuar.

Postimi i policisë:

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike./Botapress.info/

You may also like