Arrestimi i Lefter Kokës me urdhër të SPAK, vjen reagimi i parë nga qeveria Rama

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme u arrestua me urdhër të SPAK ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur reagimi i parë edhe nga qeveria Rama.

Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës.

I pyetur nga gazetarët nëse mban qeveria përgjegjësi për faktin se, sipas hetimeve të SPAK, ish-ministri Lefter Koka kishte përfituar shuma të mëdha nga inceneratorët, përmes abuzimeve, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as partiake”.

You may also like