Arrestimi i bujshëm i Saimir Tahirit, zbardhet paralajmërimi ‘bombë’ i Spartak Ngjelës

by admin
Spread the love

Pas një beteje më shumë se 4 vjeçare, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar në burg.

Ky vendim për arrestimin e Tahirit erdhi falë presionit amerikan. Ambasada e SHBA gjatë 4 viteve ka ndjekur me shumë interes procesin hetimor e gjyqësor ndaj tij, duke dërguar në sallën e gjyqit përfaqësuesit e saj. Por çfarë kishte paralajmëruar Avokati Spartak Ngjela tre vite më parë.

Avokati thoshte se nëse akuzat për trafik droge janë të vërteta, Tahiri nuk mund të ketë vepruar pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

“Të mbrojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, nëse do të mbrojë të tjerët, atëherë do të rrëzohet keq,” thoshte Ngjela për Tahirin.

“Tani më duket më i fortë, se ka fituar dinjiteti i tij. Të shohim nëse do të mbrohet me të vërtetën. Po iu shmang asaj, do të përbuzet nga të gjithë”, shprehej Ngjela.

You may also like