Arrestimet pas helmimeve në shkollat e Iranit/ Reagon zëdhënësi i MEK: Krim i madh, shfaqje qesharake e Khameneit

by admin
Spread the love

Mbi 100 persona u arrestuan në Iran për helmimet e mijëra nxënëseve nëpër shkolla, me akuzën se autorët mund të kenë lidhje me grupe “armiqësore”.

Por, Shahin Gobadi, zëdhënësi i MEK-ut me bazë në Paris, tha se akuzat janë “një shfaqje qesharake për të mbuluar rolin e institucioneve nën komandën e Khameneit në këtë krim të madh” dhe i kërkoi Teheranit që të pranonte një hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje.

“Krimi i helmimit të mijëra nxënësve… nuk është vepër e askujt, përveç e regjimit dhe aparatit të tij”, tha ai.

Përgjigja e ngadaltë e autoriteteve ka bërë që disa ta akuzojnë qeverinë e Iranit për “helmimin” e qëllimshëm të studenteve, të cilët kanë qenë në ballë të protestave të fundit antiqeveritare – kërcënimi më i madh për udhëheqjen islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Irani është tronditur nga trazirat që nga vdekja më 16 shtator e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim, e arrestuar nga Policia për veshjen e hixhabit ose shamisë së kokës në mënyrë të pahijshme.

Njerëzit vazhdojnë të dalin në rrugë dhe të protestojë në të gjithë vendin, ku universitetet dhe shkollat janë bërë vende kryesore për përleshje midis protestuesve dhe autoriteteve iraniane.

Forcat e sigurisë kanë nisur gjithashtu një sërë bastisjesh në shkollat në të gjithë vendin, duke arrestuar dhunshëm studentë, veçanërisht vajza, të cilat kanë hequr hixhabet në shenjë proteste.


Top Channel

You may also like