Arratisje si në filma në pikën kufitare “Bllacë”, policia arrestoi shtetasin e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Në orët e para të mëngjesit të sotëm një i ri nga Kosova ka tentuar të arratiset nga pika kufitare “Bllacë”, pa u ndaluar në pikën për kontroll të policisë dhe doganës, përcjell TV21. MPB bën të ditur se pas masave të ndërmarra, 25-vjeçari është arrestuar në Bllacë të Poshtme. TV21

“Më datë 15.03.2023, në ora 04:55, I.D.(25) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “Seat” me targa të Shkupit, nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar “Bllacë” është privuar nga liria. Gjegjësisht, rreth orës 04:45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nuk është ndalur me veturën në policinë kufitare apo kontrollin doganor dhe ka tentuar të arratiset për në Shkup, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, në rrugën për Bllacë të Poshtme, është gjetur dhe ndaluar”, thonë nga MPB./tv21.tv







Artikulli paraprakGrubi: Nuk kam ambicie të jem kryeministri i parë shqiptar




You may also like