Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë – Shqip

by admin
Spread the love

Ditë më parë, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.

Kjo ka bërë që në Shtetet e Bashkuara të vijojnë shumë reagime lidhur me këtë çështje, me shumë prej figurave publike të cilët këtë vendim po e cilësojnë si diskriminim ndaj grave.

Artistja shqiptare me renome botërore e cila jeton dhe vepron në SHBA, Bebe Rexha, bëri gjithashtu një reagim të ashpër në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja interpretuese e hitit “I’m a mess”.

 

Tutje, ajo shpërndau në Twitter edhe një thirrje, e cila është shndërruar në fushatë senzibilizuese ku tregon rrugën se çfarë mund të bëjnë tani e tutje qytetarët kundërshtues të këtij vendimi, shkruan Telegrafi.

Në letër thuhet se është mirë t’i bashkohen një proteste lidhur me këtë çështje, ato që duan të abortojnë të mbajnë pilula aborti me vete dhe të bëjnë kontrolle të rregullta, si dhe është mirë që të bëhet presion në qeveritë e shteteve përkatëse, që të bëhet thirrje për legalizim të abortit.

 

You may also like