Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë ka hyrë në fuqi pas tri ditësh dhune.

43 të vdekur, persona mbetën të vdekur ku prej tyre 15 fëmijë, raporton BBC.

Armëpushimi u ndërmjetësua nga Egjipti gjatë të dielës.

Raportet për marrëveshjen e armëpushimit pasuan shqetësimet për situatën humanitare në Gaza, pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se spitalet kishin karburant të mjaftueshëm vetëm për të vënë në punë gjeneratorët për dy ditë të tjera.

“Ne vlerësojmë përpjekjet egjiptiane që ishin bërë për t’i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë,” tha zëdhënësi i Xhihadit Islamik, Tareq Selmi.

Izraeli njoftoi se “ruan të drejtën për t’u përgjigjur fuqishëm” nëse shkelet armëpushimi.

You may also like