Armando Broja përfundon në listën e dëshirave dhe të Bayernit

by admin
Spread the love

Armando Broja ka dalë jashtë planeve te Chelsea dhe pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit.

Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier League, që duan ta afrojnë, me West Ham që është në “pole-position”, por dhe Fulhem e Wolves që kanë shfaqur interesin e tyre për të.

Megjithatë një lajm i bujshëm për lojtarin e Shqipërisë, vjen nga Anglia. Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Broja është në listën e Bayern Munich.

Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Harry Kane dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit, dhe duket se 22-vjeçari shqiptar është një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.

Megjithatë nuk pritet të jetë e lehtë për të arritur një marrëveshje, pasi Chelsea kërkon të paktën 40 milionë euro për shqiptarin, ndërsa Bayern  vështirë do ta paguajë këtë shifër për një zëvendësues.

You may also like