Armando Broja në shënjestër, Lampard luan “kartat” për ta transferuar

by admin
Spread the love

Everton është i vendosur të tentojë Armando Brojën në verë. Sulmuesi, autor 5 golave në sezonin e tij të parë në Premier League, është objektiv i Southampton, që është gati të paguajë 25 milionë sterlina për ta transferuar përfundimisht.

Chelsea nga ana tjetër është në dilemë për ta shitur sulmuesin e kombëtares shqiptare, pas ecurisë jo të mirë që ka pasur Romelo Lukaku, i blerë për 115 milion euro nga Interi kampion i Serie A sezonin e fundit.

Gazetari Dean Jones është shprehur për “Givemesport” se trajneri Frank Lampard do shtyjë që ta transferojë Brojën tek Everton. Ai e njeh mirë sulmuesin shqiptar, pasi i ka dhënë mundësinë të debutojë në Premier League me fanellën e Chelsea.

Dominic Calvert-Leëin kërkohet nga disa klube dhe mund të shitet, kurse Salomon Rondon nuk ka pasur ndonjë ndikim në skuadër. Vetëm Richarlison nuk mjafton për sulmin dhe Broja do të ishte një element  i rëndësishëm për sulmin tek Everton. / oversport.tv

You may also like