Armaldo thyen rregullin e rëndësishëm për shkak të Luizit! Zarfi i Zi mbërrin në shtëpi, dënohen banorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një zarf i zi ka mbërritur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, pas një episodi jo të zakontë që është regjistruar gjatë ditës së djeshme. Luizi dhe Maestro kanë pasur diskutime të vazhdueshme gjatë ditës së djeshme, teksa pas presionit të këngëtarit, Armaldo është hedhur në pishinë me gjithë rroba dhe me gjithë mikrofon.

Luizi i tha maestros se nëse ai do të hidhej aty, ai do të hidhej dhe do ta shpëtonte. Por e kundërta ndodhi, pasi në fakt kur Armaldo u hodh në pishinë, Luizi nuk e mbajti fjalën. Pas këtij veprimi të Armaldos, banorët kanë marrë një “dënim” të menjëhershëm nga “Vëllai i Madh.”

Përmes një zarfi të zi, “Big Brother” ka vendosur t’u heqë të drejtën e fjalës të gjithë banorëve, që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që do të zhvillohet gjatë spektaklit të sotëm.

Në të kundërt, nese ky rregull thyhet pasojat janë më të rënda, duke mbetur banorët pa buxhet jave dhe pa cigare, sipas asaj që shkruhej në zarf.

You may also like