Armaldo merr surprizën e bukur, do të bëhet baba sërish! Tenori zbulon gjininë e bebit në shtëpinë e BBV

by admin
Spread the love

enori i njohur shqiptar, Armaldo Kllogjeri është një nga konkurrentët e këtij edicioni në shtëpinë e Big Brother VIP. Ai është një nga të nominuarit e kësaj të marte, teksa përpara se të jepet verdikti i publikut se cili do të lërë shtëpinë mes tij, Oltës dhe Gentit, Armaldo ka marrë një surprizë shumë të bukur.

Fillimisht, ai ka treguar historinë e tij, sa të bukur aq edhe të trishte, ku rrëfeu se për pak kohë ai ka humbur zërin e tij dhe nuk mund të këndonte. Mirëpo, gjithçka tashmë ka kaluar dhe Armaldo tregoi gjithashtu se është i martuar dhe është baba i një vajze.

Ndër të tjera, partnerja e tij është shtatzënë dhe është në pritje të një tjetër fëmije. Mbrëmjen e sotme, ajo dhe Armaldo zbuluan në shtëpinë e Big Brother VIP edhe gjininë e bebit të tyre. E dyshja do të bëhen sërish prindër të një vajze.

Edhe pse dëshira e Armaldos ishte që bebi të ishte djalë, ai sërish u gëzua që do të bëhet baba i një vajze, duke thënë se ‘Kush ka vajza, botën ka!’

You may also like