Arma te izraelitët, si detaj mode! – Shqip

by admin
Spread the love

Një popull që jo thjesht armatoset, por dhe del me armë krahëqafë në rrugë, duke e trajtuar atë si diç të zakonshme, sidozot orë dore apo celular.

Që nga 7 tetori, numri i aplikimeve për leje arme te izraelitët ka kaluar 190,000, pasi qeveria e tyre ka lehtësuar kufizimet për mbajtjen e armëve.

Kjo erdhi pasi ministri i Mbrojtjes Ben Gvir u bëri thirrje civilëve të armatosen për të “mbrojtur veten dhe rrethinat e tyre nëse lind nevoja”.

Pasi u inkurajuan nga qeveria e Izraelit për t’u armatosur, civilët në perëndim të Al-Quds-it (Jerusalem) dalin në rrugë me to në krah.

Para 7 tetorit shkresat kryheshin për pak muaj, ndërsa tani kalojnë vetëm disa ditë dhe numri i seancave trajnuese është pesëfishuar krahasuar me vitin e kaluar, shkruan TRT Ballkan.

Armët në duart e civilëve janë bërë të zakonshme. Izraelitë të armatosur dalin me to në shëtitje, shkojnë në pazar apo kafene, sikur ato të ishin një detaj mode. /tesheshi.com/

 

You may also like