Arjola dhe Iliri realizojnë koreografi me lëvizje provokuese në Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri, kanë krijuar një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Shpesh herë madje ata janë cilësuar nga banorët e tjerë edhe si konkurrentë të fortë.

Së fundmi, dy artistët kanë realizuar një vallëzim interesant në një moment argëtimi për banorët e tjerë.

Gjatë koreografisë së improvizuar, nuk kanë munguar edhe lëvizjet provokuese, të cilat nuk kanë lënë pa kaluar me brohoritma nga banorët e tjerë.

Ilir ka një karrierë të gjatë si balrin profesionist, me çka edhe shumë herë brenda shtëpisë së BBV ka qenë element kyç i momenteve të vallëzimit.

Sonte (e premte) do të mbahet spektakli i radhës, ku një nga të nominuarit do të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

Në nominim janë të gjithë banorët, përveç: Ilir, Arjolës, Sabianit dhe Monikës.


You may also like