Arjola Demiri kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të “Big Brother VIP Fun Club” – Shqip

by admin
Spread the love

19:41 | 17 Shkurt 2022

Ky moment ka ndodhur gjatë edicionit të së martës, ku “Big Brother VIP” u zëvendësua me “Big Brother VIP Fun Club”.

Të ftuar ishin pothuajse të gjithë ish-banorët, duke mos munguar edhe aktorja tropojane, Arjola Demiri, shkruan lajmi.net.

Ish-banorja është kapur në një moment të sikletshëm nga kamerat gjatë xhirimeve. Duke debatuar me Monikën, Arjola shihet duke fërkuar me dorë te pjesa intime mbi veshjen elegante që kishte zgjedhur për spektaklin.

LEXO EDHE ARTIKULLIN:

Arjola flet për puthjen me Ilirin thotë se nuk u bë nami

Ky moment i saj është publikuar në platformën sociale në “TikTok”,  ku videoja është bërë edhe virale me shpërndarjen e madhe. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe komentet e shumta teksa ka pasur edhe kritika nga produksioni se përse është lejuar shfaqja e këtij momenti, pasi mund të ishte larguar me ndihmën e kamerave. Ndryshe, Arjola Demiri u eliminua në gjysëm-finalen e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”./Shqip/

 

You may also like