Arjola Demiri: Ja si ma ‘dridhte’ burri për 6 vite dhe arsyet pse e falja

by admin
Spread the love

Arjola Demiri foli hapur për tradhëtinë që i bëri ish-bashkëshorti i saj për 6-të vite rresht.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.

Arjola gjithashtu pranoi se ndonëse e dinte se bashkëshorti e tradhëtonte ajo këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Aktorja e njohur mes lotësh pranoi se për gjashtë vite i kishte falur tradhëtinë ish-partnerit, ndërkohë që lajmin për pabesi e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh Arjola.

You may also like