Arjola Demiri i rikthehet temës së divorcit dhe raportit me ish-bashkëshortin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, derisa ishte banore e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, ka hapur zemrën duke shpalosur detaje nga jeta e saj private.

Demiri nga Tropoja ka folur për ish-bashkëshortin, raportin e po ashtu edhe për tradhtinë që iu bë nga ai.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, derisa e i është rikthyer sërish kësaj teme.

Ish-ylli i “O sa mirë” tha se i kishte kërkuar ish-burrit të ruajnë miqësinë për hatër të fëmijëve, por që i njëjti nuk e kishte pranuar.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje”, u shpreh Demiri.

“Unë nga kjo eksperiencë pas divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes tjerash ajo.

Kujtojmë se, me ish-bashkëshortin, Arjola ka tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.


You may also like