Arjanit Hoxha: Nëse Kastrioti e ka dhënë deklaratë me vetëdëshirë, e ka tradhtuar partinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA, i pyetur nëse veprimi i Kastriot Rexhepit, duke marrë parasysh realxionet me BDI-në, është tradhti ndaj partisë, u shpreh se “absolutisht mosprezenca e tij është tradhti ndaj partisë”.

“Kjo sepse ka qenë një ndër iniciatorët me postime për rrëzimin e kësaj Qeverie. Dhe, nuk dua të projeksionojë tash pasi e dini se si ka rrjedhur situata dje dhe e dini se në çfarë gjendje ka qenë në video incizimin. Në rast se e ka dhënë  deklaratën nën presion ne do të duam të dëgjojmë nga vet ai, në rast se është qëndrimi i tij individual dhe nuk ka të bëj me organet e partisë”, tha Arjanit Hoxha, raporton SHENJA.

 

 


You may also like