Arjan Curri tregon armën e vetme që i ka mbetur Berishës: Do të kemi një skizëm si ajo në mesjetë

by admin
Spread the love

Analisti Arjan Curri e krahason me ndarjen e kishës katolike atë që po ndodh në gjirin e Partisë Demokratike në këtë moment. Curri tha se kongreset e paralajmëruara më 11 dhe 18 dhjetor do të mbahen dhe të dy palët do të pretendojnë shumicën. Në këto kushte, sipas Currit, e vetmja “armë” që i mbetet Berishës është të vërtetojë autenticitetin e firmave që ka dorëzuar në PD.

“Kongreset do të mallkojnë e “çkishërojnë” njëri-tjetrin. Një çudi që njerëzimi s’e ka parë që nga mesjeta. Të dy pretendojnë se kanë shumicën. Cili nga të kongreset ka kuorumin? E vetmja armë e Berishës është të firmosë emrat e atyre që kanë firmosur. Është e sigurt që të dy kongreset do të pretendojnë se kanë shumicën, kështu që delegatët do të klonohen. Nëse një delegat firmos nën presion apo tërhiqet nga firma, atëherë c’delegatë zeza janë këta? Do të ishte interesante cilët delegatë kanë firmosur nën kërcënim, cili është joshur për t’u blerë?”, u shpreh për MCN TV Curri.

Curri nuk sheh një riafrim mes dy rivalëve për kreun e PD-së.

“Mendoj se nuk ka skenar afrimi. Nëse afrohen, do të duhej të binte një nga kongreset. Berisha tha sot se me Bashën nuk do të ketë kurrë pajtim. Janë nxjerrë armët. Njëri akuzon për krim, tjetri për peng. Palët janë në një pikë pa kthim. Do të kemi një skizëm si ajo e Kishës perëndimore dhe asaj Lindore”, tha Curri.

You may also like