Aristokrati italian me bashkëpunëtor krye-kriminelin shqiptar, arrestohet si vrasës me pagesë i Mafias (fotot)

by admin
Spread the love

Një aristokat italian që luante polo me kuaj në të njëjtin klub me Princin britanik Harry është akuzuar si vrasës profesionist i mafias që eliminonte kriminelë rivalë në këmbim të parave.

Arrestimi i tij duket se ka zbardhur një rrjet kriminal marrëveshjesh në kryeqytetin Romë me figurave të botës së nëndheshme të krimit perfshi dhe kapobanden shqiptar Elvis Demce.

38 vjeçari Matteo Costacurta, akuzohet për vrasjen e një tjetër figure të krimit dhe shantazhit në Romë, pasi u zbulua nga komunikimet elektronike.

Aristokrati thuhet se ka qene i lidhur me grupin e djathtë terrorist Nuclei Armati Rivoluzionari (NAR), që konsiderohet si fajtor për vrasjen e 85 njerëzve në atentatin e rëndë në stacionin Bologna Centrale në vitet 1980-të.

Costacurta është anëtar i klubit Roma Polo Club, i themeluar në vitet 1930, ku kanë aderuar figura të rëndësishme të Evropës.

Incidenti në Romë kishte nisur kur Alessio Marzani – një tjeter figurë e botës kriminale – kërkoi para heshtjeje për fshehjen e drogave të organizatës gjatë kohës do të kryente në burg.

Marzani me anë të ndihmësit të tij Daniele Gallarello, kishte kërkuar €1,000 ne muaj në këmbim të heshtjes.

Prandaj Costacurta kishte pranuar €30,000 si pagesë për eliminimin e Marzani për të ndaluar shantazhin.

Policia tha se për këtë ai kishte marrë ndihmën shefit shqiptar të krimit Elvis Demce (tashmë i arrestuar), bashkë me të cilin ata arritën të gjurmonin Marzani.

Njëri prej tyre me pistoletë dhe tjetri duke drejtuar motoçikletën, më 20 tetor 2020 në qytezën Acilia ata pikasën Mazani, dhe e qëlluan.

Megjithse u plagos viktima kishte arritur të strehohej në një ndërtesë, sipas të përditshmes La Repubblica.

Policia kishte gjetur Marzani të plagosur dhe e dërgoi në spitalin San Camillo ku u operua dhe pas 45 ditësh doli.

Tashmë në gjyq, avokatët e Costacurta thonë se ai është distancuar nga radikalizmat e rinisë.

“Costacurta ka qenë në Afrikë duke punuar me murgeshat në komunitetin St Egidio. Ky nuk është një profil prej vrasësi”, tha avokati i tij sipas Corriere della Sera.

Por një koordinatore e projektit të bamirësisë në fjalë në Afrikë tha se nuk kishte dëgjuar asnjëherë për Costacurta.

Gjykatësi Andrea Fanelli, përshkruante Costacurta si njeri “me ligësi përtej objektivave ekonomike të aktivitetit kriminal”.

Gjyqi i pinjollit të një familjeje fisnike veneciane po tërheq shumë publicitet në Itali.