Arinjtë polarë po zhduken nga ‘kryeqyteti botëror i arinjve polarë’ në Kanada (fotot)

by admin
Spread the love

Kërkimet qeveritare tregojnë rënie dramatike të numrave në bastionin e tyre në Gjirin Hudson ne veriperendim te Kanadase.

Sondazhi i fundit zyrtar thoshte se arinjtë polarë po zhduken nga Gjiri Hudson në majën jugore të Arktikut të Kanadasë, duke për fshirë arushat femra dhe këlyshët.

Studiuesit thanë se kishin fluturuar mbi rajon, duke përfshirë dhe qytezën ‘Churchill’, një destinacion turistik që njihet si “kryeqyteti botëror i arinjve polarë”. Ata kanë bërë numërimet çdo pesë vjet për të saktësuar tendencat e popullatës së species.

Gjatë studimit të gusht-shtatorit 2021, rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi, ata thanë se kishin pikasur 194 arinj polarë, dhe llogaritën një popullatë totale të species në 618, në rënie nga 842 që ishin llogaritur pesë vjet më herët.

Krahasime të tjera të vëzhgimeve ajrore në lidhje me vitet 2011 e 2016, sugjeronin reduktimin e popullatës së arinjve polarë në Gjirin Hudson me zvogëlim më të dukshëm të “femrave të rritura dhe këlyshëve arinj, në vitet 2011 deri në 2021”.

Studiuesit citonin si arsye zhvendosjet e mundshme në rajonet fqinje dhe gjuetinë e paligjshme, ose zvogëlimit të habitatit të tyre të akullt nga ndryshimi i klimes.