Arianit Hoxha me zemër për LSDM-në, e “djeg” Bilall Kasamin për të fituar Zaevi

by admin
Spread the love

Në paraqitjet e tij televizive ishte shumë decid se Lëvizja BESA nuk lëviz nga koalicioni me LSDM-në dhe se dëshirojnë të qëndrojnë ende në pushtet, por me LSDM-në. Sekretari i Lëvizjes BESA, dhe ministër i Bujqësisë, Arianit Hoxha, si duket nuk dëshiron ta prish komoditetin e tij si ministër, pa qoftë kjo edhe për të siguruar fitoren e kryetarit të tij Bilall Kasami në Tetovë.

Hoxha me veprimet e tij po irriton opozitën, të cilët janë vërë në veprim të fortë për ta rrëzuar qeverin LSDM-BDI. Sipas eksponentëve të opozitës, BDI duhet të bjer, por jo vetëm në Tetovë, por nga çdo pushtet.

Oferta e tyre drejtuar Lëvizjes BESA ishte shumë e qartë. Ata premtojnë përkrahje për Tetovën, ndërsa kërkojnë nga Lëvizja BESA që të braktis pushteti dhe t’i bashkëngjitet koalicionit shqiptarë ASH-AAA, të cilët së bashku me VMRO-DPMNE janë në kërkim të një shumice të re parlamentare. Megjithatë, Arianit Hoxha duket se është i gatshëm edhe ta sakrifikojë liderin e tij Bilall Kasami vetëm e vetëm që ta shpëtojë Zoran Zaevin për të mbetur edhe më tej kryeministër.

You may also like