Ariana Grande, Billie Eilish dhe Miley Cyrus dënojnë planin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligjin “Roe v. Wade”

by admin
Spread the love

Ariana Grande, Miley Cyrus, Billie Eilish dhe Selena Gomez janë vetëm disa nga 160 artistët që kanë nënshkruar për të mbështetur fushatën #BansOffOurBodies të organizatës Planned Parenthood.

Ato dënojnë draft opinionin e zbuluar të Gjykatës së Lartë që kërcënon përmbysjen e të drejtave të abortit në Shtetet e Bashkuara.

“Gjykata e Lartë po planifikon të rrëzojë ligjin Roe v. Wade, duke hequr të drejtën kushtetuese për abortin”, shënon letra.

Personazhet publikë po i inkurajojnë fansat e tyre që të bashkohen me ta për të folur në mbështetje të së drejtës për të pasur akses në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues, përfshirë këtu edhe abortin.

“Fuqia jonë për të planifikuar të ardhmen tonë dhe për të kontrolluar trupin tonë varet nga aftësia jonë për të pasur akses në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues, duke përfshirë abortin”.

Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në mitingje, marshime dhe ngjarje në të gjithë vendin në mbështetje të të drejtave të abortit. Ngjarjet organizohen nga organizatat: Planned Parenthood, Women’s March, UltraViolet, MoveOn, Liberate Abortion, SEIU dhe partnerë të tjerë kombëtarë.

You may also like