Arian Çani tregon mënyrën e vetme që Berisha mund t’i marrë pushtetin Bashës

by admin
Spread the love

Gazetari Arian Çani ka folur për ashpërsimin e luftës mes Bashës dhe Berishës në Partinë Demokratike, ku sipas tij, Berisha mund të fitojë vetëm duke përdorur mjete “ekstra politike”, pra të radikalizohet. Sipas tij, lufta e tyre thjesht një luftë për pushtet dhe jo për parime.

Deklarata e Çanit:

“Berisha duhet të përdorë mjete ekstra politike, për t’i marrë pushtetin Bashës. Kështu nuk ja merr dot. E ka seriozisht Basha që kërkon të përjashtojë Berishën apo po luan blofin? Mendoj se të dyja janë të mundshme. Kjo që po ndodh është e shëndetshme për të dyja palët.

Këtu nuk shtrohet çështja, kush është i mirë dhe kush i keqi, por ka një fabul që duhet ta marrim të mirëqenë. Lufta për pushtet, na ka shoqëruar, do të na shoqërojë derisa të jemi specie në këtë planet.

Ky është një detaj i një lufte për pushtet që po ndodh në këtë parti. Pyetja është kjo, a duhet ti paragjykojmë palët? Unë them jo. Në duhet të ngrihemi mbi ta dhe të shohim, a është kjo që po ndodh koherente me jetët tona, apo një gjë UFO? Mendoj se jemi në koherencë të plotë. Ne të gjithë luftojmë për të patur pak pushtet”, u shpreh Çani.

You may also like