Arian Çani: Harxhim energjie të merremi me rezultatet e Ardi Veliut, ishte personazh i palatuar

by admin
Spread the love

Personazh “i palatuar dhe bio”, kështu e ka cilësuar Arjan Çani, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani u shpreh se rezultatet e Veliut, nuk kanë ndonjë rëndësi të komentohen, për sa kohë policia është politike dhe në shërbim të pushtetit.

Në një vend që policia është politike, në shërbim të kryeministrit, është harxhim energjie, që të komentohet kaq shumë se si ishte dhe çfarë bilanci kishte Ardi Veliu.

Ajo që do të mund të veçoja, është kjo, Veliu ishte një personazh i palatuar, pra si të thuash ishte bio. Në 2021, me një Kryeministër piktor, modern, nuk shkon, duhet një gjë që t’i ngjajë Kryeministrit.

Në fakt, kontradikta është kjo, si ka mundësi që Rama ka mbajtur një të ndryshëm nga ai? Ndërkohë ky tjetri që vjen tani, është më afër Kryeministrit.

Ardi Veliu, për mua, nuk mund të arrinte më shumë se kaq. Katër vjet që ndejti atje, e ka trofe. Nuk duhet të jetë i mërzitur.

Do të qarkullojnë elitat administrative. Nuk mund të rrish dot më shumë se katër vjet”, u shpreh Çani.

You may also like