Argjentinasi ndan lajmin e madh, mund të kthehet në fushë

by admin
Spread the love

Kun Aguero ndau në kanalin e tij twitch SLAKUN10, një audio nga kardiologu i tij, i cili konfirmoi rikthimin e tij të mundshëm në fushë:

“Unë do të thosha se duhet të përgatiteni, se ka pak shpresë që kjo të ndodhë. Po kaloni shumë, duhet të jeni në gjendje të mirë fizike për të qenë aty për disa minuta. Ju po bëni gjithçka dhe ne do t’ju kontrollojmë. Me pak fjalë… a është e mundur? Po, është e mundur”.

Një nga opsionet për argjentinasin është klubi Atlético Independiente, i cili drejtohet nga miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Carlos Tévez, i cili konfirmoi të njëjtin interes:

“Kush nuk dëshiron të ketë Kun Agueron, nëse mundemi, edhe nëse pëë vetëë dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Do të na duhet t’i kërkojmë Tolozës numrin 10 për t’ia dhënë.”

Më 30 tetor 2021 përfundoi karriera e një prej sulmuesve më të mirë të brezit të tij. Lojtari argjentinas, në atë kohë i Barcelonës, duhej të zëvendësohej në minutën e 41-të pasi ndjeu dhimbje të forta në gjoks dhe u dërgua në spital, me lajmin e keq që mbërriti menjëherë më pas. /Supersport


Top Channel

You may also like