Argjentinasi kuqezi/ Ish-lojtari i MAN City dhe Argjentinës, sot përkrah Sylvinhos

by admin
Spread the love

Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët më të famshëm argjentinas e që ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta të futbollit europian.

Ish-mbrojtësi i  është pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në rolin e ndihmës-trajnerit.

“Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri”, tha Pablo Zabaleta – zv.trajner i kombëtares.

Më tej argjentinasi I rikthehet kërkimit dhe studimit të lojtarëve për grumbullimin e ardhshëm për ndeshjen ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Kalojmë orë të tëra duke, parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, shtoi më tej ai.

Më tej, argjentinasi ndalet te debutimi me Poloninë dhe impakti që ka pasur me lojtarët shqiptarë, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e bërë nga grupi kuqezi. Ndërkohë nesër do të shpallet edhe lista e qershorit, për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.


Top Channel

You may also like