Argjentina në gjysmëfinale pas penalltive, Holanda bie në një sfidë spektakolare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Argjentina vazhdon rrugëtimin në Katar dhe kualifikohet për fazën gjysmëfinale pasi mposht me penallti Holandën në një sfidë spektakolare. Fillimisht Holanda arriti të rikuperonte një disavantazh prej dy golash në kohën e rregullt, por në fund “ruleta ruse” e futbollit i buzëqesh Argjentinës.

Ndeshja nis qetë me të dyja ekipet që nuk hyjnë menjëherë në aventurë, por fillimisht studiojnë lëvizjet e kundërshtarit. Megjithatë, në rastin e parë të mirë që i jepet, Argjentina arrin të realizojë. Një pasim perfekt nga Lionel Messi nxjerr të vetëm përballë portierit Nahuel Molinën që nuk gabon dhe i çon shifrat në 1-0. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën, ekipet janë më shumë kërkues.

Është sërish Argjentina që rrezikon, këtë herë me Lionel Messin që shkon shumë pranë dyfishimit të rezultatit me një goditje dënimi, por topi shkon ngjitur me tranversën. Amerikano-latinët arrijnë të dyfishojnë rezultatin falë një 11-metërshi të fituar nga Acuna dhe të realizuar nga ylli i ekipit, Lionel Messi.

Duket se gjithçka do të jetë më e lehtë për Argjentinën që të menaxhojë rezultatin 2-0, por Holanda arrin të ngushtojë diferencat në goditjen e parë në portë. Ëeghorst arrin të mposhtë portierin Martinez duke e çuar rezultatin në 2-1.

Holanda hidhet në sulm në kërkim të golit të barazim dhe vendos në vështirësi konstante Argjentinën. Gjyqtari i katër akordon 10 minuta shtesë, dhe pikërisht në frymën e fundit të shtesës vjen edhe goli që rivendos ekulibrat. Një skemë pas një goditjeje dënimi në limitet e zonës gjen të përgjumur mbrojtjen Argjentinase dhe Ëeghorst realizon sërish duke çuar ndeshjen drejt shtesave.

Në pjesën e parë të shtesës ekipet duken disi të lodhura dhe nuk provojnë shumë të rrezikojnë. Në shtesën e dytë, Argjentina kërkon ta mbyllë ndeshjen pa shkuar te penalltitë, por nuk arrijnë dot të realizojnë. Holanda ishte me fat në frymën e fundit kur Enzo Fernandez u ndal nga shtylla pas një goditjeje nga distanca.

Nga pika e bardhë e penalltisë është Argjentina që tregohet më e saktë duke realizuar 4 penallti, në raport me 3 penalltitë e realizuara nga Holanda. Kështu, Argjentina vazhdon rrugëtimin e saj në Katar ku në gjysmëfinale e pret Kroacia. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

 

You may also like