Argjentina argëtohet para Botërorit, pesë gola në miqësoren e Abu Dhabit

by admin
Spread the love

Argjentina është gati për Kupën e Botës në Katar teksa edhe në testin e fundit miqësor, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni shkëlqyen pasi mposhtën me shifrat 0-5, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi nuk pati histori dhe “Albicelestet” dominuan ndërsa në formë të shkëlqyer u shfaq Angel Di Maria.

Lojtari i Juventus në Serie A shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të ruajtur yjet dhe trajneri Scaloni bëri zëvendësime të shumta ndërsa në minutën e 60-të Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur triumfin 0-5.

Tashmë, vëmendja e Argjentinës spostohet te Kupa e Botës në Katar teksa Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like