Argjent Gura flet për projektet dhe planet që ka për Bërvenicën

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Argjent Gura në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se qytetarët e Bërvenicës meritojnë më mirë dhe më shumë.

“Garantojë dhe zotohem se parim kryesor të punës time do të jetë profesionalizmi, ndershmëria dhe transparenca. Pa diskirminuar askënd dhe pa i dhënë përparësi asnjë etnikumi ndaj etnikumi tjetër. Do të mundohemi t’i instalojmë në sistemin arsimor, vlerat e vërteta sepse sistemi te sistemi arsimor kalojnë të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe këtu mendojë se implementohet sistemi i vlerave dhe sistemi i shëndoshë. Të krijojmë gjeneratën e re e cila do të dijë ku duhet hedhur mbeturina dhe ajo gjeneratë do të dijë se cili njeri cilin vend e meriton “, u shpreh Argjent Gura.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Sa i përket tre prioriteteve, Gura tha se prioriteti i parë është transparenca dhe rikthimi i besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të komunës, përkrahja dhe zhvillimi i sistemit arsimor dhe poashtu përkrahja dhe instalimi i infrastrukturës rrugore dhe ndihmesës tjetër me dokumentacion për zhvillimin e bizneseve lokale.

“Së fundmi më janë paraqitur investitorë nga mërgata jonë e cila është pjesë tepër e çmuar, por krejtësisht e harruar dhe lënë anash”, u shpreh Gura.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like