Ardit Çuni surprizon me deklaratën e fundit për Semi Jaupaj

by admin
Spread the love

Duket se banorët e “Big Brother VIP” i lënë pas mëritë dhe debatet që kanë bërë brenda shtëpisë kur dalin jashtë. Këtë e kemi parë te raporti Paloma-Ardit apo Paloma-Sheila. Tashmë të larguarit bëhen bashkë në studio televizive por jo vetëm dhe shpeshherë komentojnë banorët që vijojnë garën.

Semi dhe Arditi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë patur një marrëdhënie të luhatur. Ata kanë realizuar lojëra e rrëfime zemre me njëri-tjetrin, por po ashtu kanë debatur ashpër.

Megjithatë, duket se tashmë janë në paqe. Ditën e sotme Arditi ka publikuar në Instagram një foto me Semin që e kanë shkrepur gjatë spektaklit të së premtes. Mirëpo, më shumë vëmendje tërhoqi ajo që ai ka shkruar krah fotos.

“Zihemi, shahemi, por me rëndësi që në fund duhemi. Xhan pafund!”- shkruan këngëtari.


You may also like