Ardian Ismajli nuk e harron 2 Korrikun, këtë dhuratë ia bëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qendërmbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli ka dhuruar disa topa futbolli ekipit të 2 Korrikut, shkruan Insporti.

25-vjeçari ia ka dhuruar disa topa ekipit nga kryeqyteti.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i 2 Korrikut ku e kanë falënderuar futbollistin.

Ismajli ishte pjesë e klubit ‘verdheblu’ gjatë viteve 2015/2016.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë:

“Faleminderit, @aismajli34! Përveç që po na bën krenarë me çdo paraqitje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, po ashtu po na bën shumë të lumtur që nuk po na harron aspak. Faleminderit edhe një herë, për topat e dërguar!”

You may also like