Arbri & Zhaklina, njerëz të rëndomtë dhe mediokër. Debatojnë në mënyrë vulgare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Opinionet e Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit gjatë spektaklit të së shtunës janë komentuar gjërë e gjatë nga ndjekësit në rrjete sociale dhe jo vetëm. Një reagim shumë të fortë ka pasur së fundmi edhe opinionisti i emisionit ‘Përputhen’, Arian Konomi.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, Ariani tha se dy opinionistët e Big Brother VIP debatojnë në një mënyrë vulgare dhe qasja që ata bëjnë si opinionistë të programit nuk i përshtatet nivelit të programit.

Ndër të tjera, Arjani tha se ata japin opinione sikur po diskutojnë në një lokal periferie dhe të lënë shije të hidhur.“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

You may also like