Arbitrat nuk janë gati për këto raste – Shqip

by admin
Spread the love

Lacio arriti të fitonte në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në shifrat 3-2. Rasti që hapi shumë polemika ishte te goli i dytë i Lacios. Pas një mbajtje në zonë mes Hysajt dhe Zaniolo ka ardhur kundërsulmi i Imobile që do të shfrytëzohej nga Pedro.

Tifozët prisnin ekstremin për të kaluar nga goli i Lacios te një anullim dhe dhënie penalltie për Romën, por arbitri nuk e mendoi kështu. Trajneri Murinjo ka qenë i acaruar pas ndeshjes duke kërkuar penallti për rastin e Hysajt.

“Gjyqtarët në dhomën VAR nuk janë të përgatitur për rëndësinë e një ndeshje si kjo. Unë po flas për golin e dytë për Lazion (goli i Pedros) ku gjyqtari bëri një gabim në fushë, dhe VAR gjithashtu”, tha Murinjo. /Shqip/

You may also like