Arbër Hajdari mezi pret të bëhet baba

by admin
Spread the love

Ish – opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, së fundi ishte i ftuar në intervistë për “Why Not”, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth projekteve dhe jetës private.

Siç dihet ai është në lidhje romantike me bukuroshen,  Vlera Devolli.

Kështu, Arbri ka zbuluar se po e pret me entuziazëm ditën kur do të bëhet baba.

“I lutem Zotit që ta afrojë atë ditë se jam njeri që i dua fëmijët”, tha ai.

Kujtojmë se, Arbri ka kohë që ka themeluar fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, ku me nismën e tij po ndihmon qindra fëmijë në nevojë.

Arbri tutje vazhdoi duke thënë: “Nuk kam fëmijë timin biologjik, por kam një numër të madh fëmijësh që për sa kohë kaloj çdo ditë me ta, për sa kohë marrim pjesë te njëri-tjetri si në të mirë, si në të keq, ata janë bërë si fëmijët e mi. Mezi po pres ditën që të bëhem baba edhe të jem një baba i mirë”.

 


You may also like