Arbër Ademi: Shprehi keqardhje për incidentin e djeshëm, ishin të provokuara nga opozita

by admin
Spread the love




Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka deklaruar se shpreh keqardhje për të gjitha skenat që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvend, e që sipas tij, ishin të provokuara nga opozita.
“Agjenda reformuese e kësaj shumice parlamentare duhet të vazhdojë, nuk duhet të bimë pre e provokimeve të tyre,të cilët janë në funksion të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, pro edhe për defokusim të qytetarëve por edhe mbarë opinionit nga procesit integruese të vendit”, tha Arbër Ademi.
Ai tha se nuk beson se ka ndonjë shembull të këtillë në Evropë kur një kryesues i një trupi punues, në karrigen e tij, në bankën e tij vjen edhe sulmohet nga deputetët.
“Qoftë verbalisht, qoftë nëpërmjet fjalëve nga më të ndyta, por edhe nëpërmjet kontaktit fizik”, u shpreh Ademi.


You may also like