Arben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, krenohet me punën e bërë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Ekonomia Online.

Më tutje, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes, duke shtuar se ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.

“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen”.

“Unë ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë”.

Vitia foli edhe për gjendjen pandemike në Kosovë.  

“Sot jam i lumtur që para jush mund të them se vala e katërt e pandemisë e dominuar nga varianti Delta për momenti është vënë nën kontroll. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne”.

Vitia ka zyrtarizuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.

You may also like