Arben Taravari zgjidhet kryetar i ri i ASH-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në Tetovë është mbajtur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Taravari u zgjodh me 2 vota të përmbajtura dhe 1 kundër ndërsa gjitha tjerat ishin pro.

Gjatë fjalës së tij ai falenderoi mbështetësit, si dhe nuk la pa përmendur as ish-kryetarin e kësaj force politike, Ziadin Selën.

“Jam krenar që jam pasardhësi i Ziadin Selës”, tha ai.

Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018. Gjatë fjalimit në këtë Kongres,  Sela tha se partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi.

“Unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër, përveç se eshqiptarëve”, tha mes tjerash Sela. Sela tha se ai mendon që ASH-në duhet ta udhëheqë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, Arben Taravari.

“Sot jemi mbledhur për të zgjedhur të parin në mesin tonë për 4 vitet e ardhshme, referenca ime ka qenë dhe unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari”, tha mes tjerash Sela.

 


You may also like