Arben Taravari zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët: I lumtur që jam pasardhësi i Ziadin Selës

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët në Kongresin e 3-të i jashtëzakonshëm në Tetovë zgjodhi Arben Taravarin për kryetar të partisë, përcjell TV21. Taravari tha se do të angazhohet në mënyrë maksimale për të bërë ndryshimin te partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“I lumtur tej mase që jam pasardhësi i Ziadin Selës, krenar që jam i zgjedhuri juaj dhe njëri prej jush , i vendosur të jam maksimumin tim si drejtues i partisë, unë sot jam në aleancën më të fortë në vendin tonë, sikur që është Aleanca për Shqiptarët. Zoti ju bekoftë të gjithëve, kjo është ora jonë, na priftë e mbara të gjithëve”, tha Taravari.

You may also like