Arben Taravari: Mënyra e vetme për ta fituar BDI-në ishte bashkimi me LEN-in

by admin
Spread the love

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ata kanë bërë anketa të brendshme, sipas të cilave, nëse ata dilshin vetëm në zgjedhje do të ishte problem që të fitohet BDI-ja.

Taravari tha se ata do t’i kishin marrë disa deputetë, por një gjë do të ishte e sigurt se BDI do t’i kishte fituar zgjedhjet.

“Nëse shkojmë me LEN-in, është mënyra e vetme me të cilin mund të fitohet dhe unë jam i sigurt se do të fitohet. A e dini si 20-30% e qytetarëve votojnë për fituesin. Kur të shohin se dikush mund të fitoje, këtu kemi edhe zhvillime brenda BDI-së, grupi i zjarrit është veç, zhvillimet tjera janë veç, edhe është moment që të bëhet ndryshimi”, deklaroi Arben Taravari.

 

MARKETING



You may also like