Arben Ristani zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Basha ka qenë “peng” i kryeministrit Rama

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” për të folur rreth skandalit të financimeve ruse në PD.

Ristani ka deklaruar se nëse këto akuza janë të vërteta, ky është një problem personal i ish-kryetarit Lulzim Basha, pasi sipas tij PD nuk është përfshirë dhe nuk ka përfituar nga këto para. Ai shtoi se duhet një hetim i thellë për këtë çështje, ndërsa ngriti dyshime se për shkak të kësaj dosjeje Basha ka qenë “peng” i kryeministrit Edi Rama.

“Duket që ka pasur diçka të tillë, por që sigurisht PD-nuk mund të bëjë me këtë, pasi është personale e Bashës, sepse Partia Demokratike nuk është përfshirë.

Por çështja e lotimit dhe mos ardhja e një ambasadori që duhet të vinte ngre dyshime, ndoshta shërbimet inteligjente amerikane kanë dijeni. Tashmë sigurisht ngre dyshime për ngjarje si dalja e PD nga parlamenti, që nxisin destabilizimin. Është personale e zotit Basha. Asnjë veprim i kryetarit nuk është konsultuar, nuk ka pasur mbledhje. Kjo do donte një hetimi plotë.

Fillimisht kishim vetëm një artikull gazete dhe nuk mund të shisnim kryetari ne partisë sonë pa pasur prova. Kishim vetëm një artikull gazete. Kapakun ia vuri inteligjenca amerikane me deklarimet e fundit.

Flitej që kjo dosje ishte baza ku qëndronte veprimtaria e pengmarrjes. Mund të jetë përdorur për të goditur zotin Berisha. Ka ca elementë që duhen lidhur. Menjëherë pas mbylljes së kësaj dosjeje, Basha u ul në tavolinë dhe ndryshuan Kushtetutën për t’i dhënë Ramës një dorë të tretë. Mijëra vota nuk përktheheshin më në mandate dhe kjo i dha avantazh Ramës. Këto të dhëna të çojnë të besosh që kanë pasur të bëjnë me pazare pushteti.”- tha Ristani.

Lexo lajme interesante

You may also like