Arben Meçe zbulon planin e vërtetë që ka përgatitur Sali Berisha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Arben Meçe, hodhi tezën se tashmë Sali Berisha, me aksionin e tij, po demonstron që jo vetëm “de facto” por edhe “de jure” do të jetë kryetar i PD-së në të ardhmen.

“Sali Berisha, do të demonstroj në këtë betejë me amerikanët që partia e tij është “de juro” e tij, i duhet edhe ky proces, për të treguar që është e tij. Atij iu dha një instrument në dorë dhe sot ai ka filluar lëvizjen që nga de facto, të shpallet de juro që është partia e tij. Viti 1997, 21 janari, lëvizjet që ndodhën në protestat e mëdha, treguan se filozofia e Berishës, për të tentuar për të marrë pushtetin është vetëm përmes presionit. Të gjithë e dinë që PD do të kaloj në duart e Saliut, e vërteta është se Sali Berisha e ka partinë”.tha ai.

Sipas Meçes, Berisha, si një politikan i vjetër është i vetëdijshëm, që mënyra më e mirë për ta rishtënë në dorë këtë parti, është mënyra ligjore, meqë historikisht marrja me dhunë e institucioneve është dështim.

“Saliu si politikan karriere e din mjaft mirë që për të marrë në dorë partinë është mënyra ligjore, përvoja e tij 30 vjecare ka treguar se marrja me dhunë është dështim, atëherë ai e do Kuvendin do apo nuk do dikush që të mos mblidhet ai”, tha Meçe.

You may also like