Arben Kraja: Korrupsion në gjithë fushat e strukturat. Prioritet kemi hetimin e zyrtarëve të lartë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Korrupsioni është i përhapur gjithandej në të gjitha strukturat dhe fushat, kështu u shpreh Arben Kraja, kreu i SPAK. Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, prioriteti i punës së hetuesve ka qenë përveç krimit të organizuar, “edhe korrupsioni, në nivelin e zyrtarëve të lartë, pastrimin e parave”.

Pyetje: A ka korrupsion, a ka pastrim parash? Si është perceptimi?

Kreu i SPAK Arben Kraja: Nga perceptimi yne si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash.

Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithe shoqeria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.

Ne si SPAK kemi pasur prioritet te pakten pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete te numrit te denimeve qe jane rritur, e jane ne rritje ne menyre te vazhdueshme.

You may also like