Arbana Osmani zbulon se a do të pranonte të ishte banore e “Big Brother” – Shqip

by admin
Spread the love

19:51 | 19 Tetor 2021

Arbana Osmani ka pranuar të jap një intervistë për gazetarin italian të TV Blog, Massimo Galanto.

Moderatorja shqiptare ka rrëfyer më shumë për projektin e saj të fundit Big Brother Vip, eksperiencën e saj si autore dhe mendimin dhe ndikimin që ka televizioni italian tek ajo dhe median shqiptare.

E sjellim për ju në shqip intervistën e plotë që moderatorja shqiptare e Big Brother ka dhënë për median e shkruar online.

Nga viti 2008 ajo ka prezantuar Big Brother dhe nga ky vit po prezanton (gjithashtu autore) edicionin e parë të versionit vip të reality show-t. Quhet Arbana Osmani dhe është një nga prezantueset më të famshme televizive shqiptare (prej njëzet vitesh në Top Channel).

Si po ecën Big Brother Vip në Shqipëri?

Këtu nuk kemi një sistem matës audience si Auditel, nuk ka të dhëna zyrtare. Por kur transmetohet Big Brother, rrugët janë bosh. Dhe pastaj sponsorët tregojnë interes të madh: Big Brother Vip është programi që ka hapsirat kohore reklamuese më të paguara.

Në Itali Big Brother VIP prezantohet nga Alfonso Signorini. Ai e njeh?

Ashtu si ai, unë jam në profesion gazetare. Kur drejtoj Big Brother Vip përpiqem të ruaj ekuilibrin dhe të mos mbaj anën e një konkurrenti ose të një tjetri. I lë publikut dhe opinionistëve të shprehen për ta. Takova Alfonson disa javë më parë, në Romë, ku takova producentët dhe stafin e programit; u tregua shumë i mirë me mua, një zotëri i vërtetë. Është shumë i zoti, nuk është një prezantues klasik si Pippo Baudo. Por televizioni ndryshon, prtandaj duhet të përshtatemi. Nga opinionist në prezantues dhe autor, Alfonso ka bërë një hap të madh përpara. GF Vip është perfekt për të.

Ju e konsideroni veten si një Alfonso Signorini e Shqipërisë.

Mmm Jo, nuk është e saktë (qesh). Ndihem më shumë si Marcuzzi ose De Filippi, nëse vërtet dëshironi të bëni një krahasim. Kam prezantuar për pesë vjet C’è posta per te (Dua të të Bëj të Lumtur), kam prezantuar Big Brother për shumë vite. Më pëlqen butësia e Alessia-s dhe mënyra se si ajo prezanton në mënyrë të natyrshme. Më pëlqen fakti që Maria nuk përqendrohet tek vetja, por tek programi. Edhe unë bëj të njëjtën gjë.

Arbana Osmani, keni menduar ndonjëherë të provoni një karrierë si prezantuese në Itali?

Asnjëherë. Gjithmonë kam dashur të përqendrohem këtu në Shqipëri. Dhe nëse ekziston mundësia, pse jo!

Alfonso Signorini ju dëshiron si një konkurrente GF Vip. Ju çfarë do të bëni?

Them jo. Kam dy fëmijë, nga të cilët nuk do të mund të qëndroja kurrë larg, as edhe për një ditë.

You may also like