Araujo qetëson Barcelonën pas kontrolleve, nuk ka dëmtim në gju

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ronald Araujo ka qetësuar trajneri Xavi Hernandez. Qendërmbrojtësi pati një problem në gju në ndeshjen kundër Real Sociedad.

Uruguaiani nuk mundi të vazhdonte më dhe për siguri kërkoi zëvendësim. Ditën e sotme ai ka bërë edhe disa kontrolle mjekësore.

Klubi i Barcelonës ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se nuk ka dëmtim në gju për Araujo. Dyshimet ishin për një problem në menisk.

Mundo Deportivo shkruan se qendërmbrojtësi mund të mungojë vetëm në ndeshjen e radhës kundër Rayo Vallecano, më shumë për të mos rrezikuar. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like