Arapi: Në pjesën e dytë dominuam çdo aspekt, duhet të përmirësohemi

by admin
Spread the love

Renato Arapi foli live për “TI BO GOL” ku shprehu besimin e tij për ekipin pavarësish barazimit. Ai komentoi rezultatin e arritur dhe i kërkoi ekipit që të përmirësohet më shumë.

“Normalisht sot u munduam edhe të jepnim dorën disa djemve të ri sepse kishim dëmtime dhe mungesa. Nisëm një pjesë të parë të mirë dhe në momentin që humbëm zotërimin e topit pësuam edhe golit. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan sepse dominuam çdo aspekt. Jam shumë i kënaqur edhe me lojtarët zëvendësues që hodha në fushë.”

“Gjithmonë ka vend për të bërë më mirë, por siç e thash ishim dhe të detyruar sepse Jazxhi ishte i dëmtuar dhe Idrizaj nuk ishte në 100%. Ne duhet të hyjmë gjithmonë për t’u përmirësuar sepse futbolli është edhe sport gabimesh dhe ka gjithmonë probleme.” /oversport.tv

You may also like