Arapi: Më pëlqeu grinta e skuadrës, po të luajmë kështu do vijnë edhe sukseset

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Renato Arapi pranoi në emisionin “Gol Pas Goli” se situata aktuale në renditje nuk i shkon për shtat Teutës. Teknikut i ka pëlqyer reagimi i skuadrës, që barazoi 1-1 përballë Vllaznisë në minutat shtesë.

“Jam i kënaqur me grintën që ka treguar ekipi, mund të shënonim me L.Vilën, më kënaq barazimi për mënyrën si erdhi. Po të luajmë kështu, do të vijnë edhe fitoret se më pëlqen fakti që skuadra lufton në fushë. Lorenco ka pasur temperaturë dhe vetëm dy ditë stërvitje kishte ndaj u zëvendësua shpejt.

Ne edhe kur jemi munduar të qëndrojmë mbrapa për të mos i lënë hapësirë kundërshtarit sërish kemi gabuar, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kemi krijuar më shumë dhe kemi qenë më të qartë. E rëndësishme është të arrijmë objektivin sepse kjo situatë nuk i shkon për shtat Teutës”, ka thënë Arapi. / Oversport.tv

You may also like