Arafat Muaremi paralajmëron kallëzim penal kundër prokurores Ruskoska

by admin
Spread the love




Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, sot ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal kundër prokurorëve Villma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska.

Ai ka akuzuar prokurorët se publikisht e kanë keqpërdorur funksionin e prokurorit, më saktësisht me prezantimin e të dhënave të rrejshme deri të gjykata, kanë siguruar urdhër për bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare.

“Ne që në start e kemi ditur se bëhet fjalë për blef, për keqpërdorim të funksionit, për të dhëna të rrejshme dhe mos pasjen e bazës për të kërkuar urdhër për bastisje. Kjo u dëshmua edhe me mbikëqyrjen e Prokurorit Republikan”, ka thënë Muaremi.

Ai ka theksuar se të paktën ka pritur që shefja e prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të njejtë një pjesë, nëse jo të tërin, nga Ligji për procedurë penale si dhe Ligjin për Prokurori Publike.

 


You may also like