Arabia Saudite pret Superkupën e Spanjës, finalet do të zhvillohen në fillim të 2023

by admin
Spread the love

Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite në janar 2023, njoftoi të enjten Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF). Gjysëmfnalet do të luhen më 11 dhe 12 janar, ndërsa finalja më 15 janar.

Kjo është hera e tretë që Superkupa do të zhvillohet në Arabinë Saudite, si një pjesë marrëveshjeje për të mbajtur turneun atje deri në vitin 2029. Vlera e raportuar është 30 milionë euro në sezon për federatën e futbollit të Spanjës.

Kampioni në fuqi i La Ligës Real Madrid do të përballet me nënkampionët e Kupës së Mbretit Valencian. Përballja tjetër do jetë ajo mes fituesit të Kupës së Mbretit Real Betis kundër nënkampionëve të La Ligës Barcelonës. Të treja ndeshjet do të luhen në stadiumin “King Fahd de Riyadh”, i cili është me kapacitet për 60,000 tifozë.

Sezonin e kaluar Superkupa e Spanjës u rikthye në Arabinë Saudite, ku Real Madridi mposhti në finale Athletic Bilbao me rezultatin 2-0. /oversport.tv Foto: Real Federacion Espanola de Futbol, Facebook

You may also like